Zyrtare/ Joao Felix i bashkohet Cristiano Ronaldos te Al Nassr
Pas një aventure gjashtëmujore me Milanin në fundin e sezonit të kaluar, Joao Felix është zyrtarisht lojtar i Al Nassr. Fantazisti portugez do të ribashkohet në Arabinë Saudite me shokun e tij të kombëtares, Cristiano Ronaldo, duke forcuar ndjeshëm repartin ofensiv të klubit saudit.
Felix ka firmosur një kontratë dyvjeçare, deri në vitin 2027, dhe do të përfitojë një pagë prej 17.5 milionë eurosh në sezon. Ndërkohë, kartoni i tij i ka kushtuar Al Nassr-it 50 milionë euro, duke e bërë këtë një nga transferimet më të bujshme të verës në kampionatin saudit.
KOHA JONË SONDAZH

