ZYRTARE/ Jovanovic merr drejtimin e skuadrës së Luftëtarit
Markos Jovanovic është trajneri i ri Luftëtarit. Klubi gjirokastrit ka zyrtarizuar timonierin e ri i cili do të nisë një eksperiencë si trajner i parë pas aventurave të mëparshme në Shqipëri si ndihmës te Luftëtari dhe Kukësi i Mladen Milinkovic.
Jovanovic do të ketë detyrën e vështirë të ndërtojë një skuadër të denjë që Luftëtari të rikthehet menjëherë në Kategorinë Superiore, pas vetëm 1 sezoni në Kategorinë e Parë.
“Markos Jovanoviç zyrtarisht trajneri i ri i FC Luftëtarit. Klubi i Futbollit Luftëtari njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Markos Jovanoviç, i cili do të drejtojë skuadrën në sezonin 2020- 2021.
Kjo është e para eksperiencë që do të jetë si trajner i parë, pasi më herët ka qenë vetëm ndihmës dhe zv. trajner i Milinkoviçit në sezonin 2016-2017. Trajneri 33-vjeçar do të nis projektin për realizimin e objektivave në Kategorinë e Parë dhe Kupën e Shqipërisë”, shkruhej në njoftimin e klubit.