ZYRTARE/ Jurgen Klopp zgjat “martesën” me Liverpoolin deri në vitin 2024

Jurgen Klopp do të vazhdojë të mbetet trajneri i Liverpoolit deri në vitin 2024. Strategu gjerman ka vendosur që të rinovojë kontratën me klubin anglez.

“Kemi vendosur për të vijuar punën e bërë deri më tani, e cila nuk ka qenë e keqe. Është një lajm i mirë për disa dhe jo i mirë për disa të tjerë. Është një klub i mrekullueshëm. Ne ndihemi si në shtëpi. Mendoj se është momenti i duhur për të vijuar. Nuk ka qenë një negociatë e vështirë.

Për mua personalisht ka qenë një synim, i cili është bazuar në njohurinë time për atë që kemi arritur deri më tani dhe atë që kemi përpara për të arritur”, deklaroi strategu gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jurgen Klopp mori drejtimin e Liverpoolit në vitin 2016, duke nënshkruar një marrëveshje 6-vjeçare, teksa arriti që të ngrinte Liverpoolin në majën e Europë. Liverpooli, mban një rekord me një ecuri prej 33 ndeshje pa humbje, teksa për momentin gjendet në krye me 8 pikë më shumë se Leicester. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?