ZYRTARE/ Juventus blen kartonin e plotë të futbollistit amerikan, Mckennie

Weston McKennie që nga sot është plotësisht një futbollist i Juventusit. Futbollisti amerikan u transferua në formë huazimi te bardhezinjtë verën e kaluar nga Schalke 0-4 me opsionin për ta blerë kartonin e tij.

Duke marrë parasysh paraqitjet e deritanishme, kampionët e Italisë nuk kanë humbur kohë duke e blerë menjëherë nga klubi gjerman. Bardhezinjtë do të derdhin në arkat e Schalkes 18.5 milionë euro të ndara në tre këste, ndërkohë që 6.5 milionë euro mund të shkojnë në formë bonusesh.

Në pak javë futbollisti amerikan ka fituar pozicione në hiearkinë e Juventusit, duke u kthyer në një lojtar titullar. Mjaft i zoti në inkursionet në aksionet sulmuese dhe shumë i fortë në dyluftime. Ai është një futbollist i pazëvendësueshëm për nga karakteristikat te skuadra e Pirlos. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP