ZYRTARE/ Kukësi njofton divorcin me strategun italian, Diego Logo

Diego Longo nuk do të jetë trajneri i Kukësit për sezonin e ardhshëm. Italiani dhe klubi i verilindorëve kanë mbyllur bashkëpunimin.

Në një postim në rrjetet sociale klubi i Kukësit falënderon Longon dhe bashkëpunëtorët e tij për punën e bërë dhe u uron suksese në vazhdim.

“FK Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin!

Me fundin e sezonit 2021-2022, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit italian dhe palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi i Kukësit falënderon trajnerin Diego Longo, asistentin Amedeo Di Latte dhe trajnerin e portierëve Andrea Cardinale për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre”, shkruhet në postimin e Kukësit.

SHKARKO APP