ZYRTARE/ Kukësi prezanton kapitenin e Shqipërisë U21

Jorgo Pëllumbi është lojtari i radhës që afrohet te Kukësi. Klubi verilindor pretendon titullin kampion dhe sot ka prezantuar afrimin e katërt në merkaton e janarit pas Shkurtajt, Mustës dhe Gligorov.

21-vjeçari korçar, i cili luan si qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë dhe shkatërrues, vjen në huazim nga klubi kroat i Varazdin. Pëllumbi ka mbajtur shiritin e kapitenit te Shqipëria U21 (15 ndeshje me kuqezinjtë).

Klubi kuksian i uron mirëseardhjen Pëllumbit, i cili më parë është aktivizuar me Skënderbeun në Superioren e futbollit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?