ZYRTARE/ Kurdic transferohet në formë huazimi te Kukësi!

Numan Kurdic është zyrtarisht futbollisti më i ri i Kukësi. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar është një lojtar me shumë prespektivë dhe konsiderohet një afrim shumë i rëndësishëm për Kukësin, pasi vjen në formë huazimi nga një klub i madh si Sarajevo.

“Numan Kurdic është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi boshnjak, vjen në formë huazimi nga klubi i FK Sarajevos dhe do të jetë pjesë e skuadrës sonë deri në fund të sezonit. Mbrojtësi 21-vjeçar është aktivizuar së fundmi në kampionatin serb me ekipin e Novi Pazar, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Sarajevon.

Kurdic stërvitet prej disa ditësh me skuadrën tonë, duke u njohur me ambientin dhe futbollistët, por problem ishte dokumentacioni. Së fundmi, klubi ka arritur të zgjidhë problemin dhe Kurdic do të jetë gati për ndeshjen e radhës”, lexohet në komunikatën e klubit të Kukësit.

SHKARKO APP