ZYRTARE/ Lajm i mirë nga Polonia, kampionati rifillon në muajin maj

Futbolli është ndalur në çdo vend të Europës përveç Bjellorusisë. Lajmë të mira ndërkohë vijnë nga Polonia, teksa në fund të muajit maj do të rinisë kampionati me dyer të mbyllura.

Lajmi është dhënë nga Kryeministri Mateusz MoraWiecki: “Kemi një plan preciz për rinisjen e Ekstraklasa (kampionati elitar në Polonia), ndeshjet e para do të luhen në fundin e muajit maj”.

Sipas tij vendimi erdhi pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë. Ai ka konfirmuar se janë përgatitur dy qendra ku di të stërviten atletët për Lojërat Olimpike në Tokio në vitin 2021. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP