ZYRTARE/ Leverkusen njofton largimin e trajnerit Alonso, pritet të emërohet te Reali

Bayer Leverkusen ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit Xabi Alonso. Tekniku spanjoll do të jetë në stol deri në fund të sezonit dhe më pas do të dalë i lirë.

Kjo u bë e ditur nga vetë klubi gjerman, me të cilët sezonin e kaluar fitoi titullin kampion dhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa mbërriti deri në finalen e Europa League, ku u mposhtën nga Atalanta.

Alonso pritet të marrë drejtimin e Real Madrid. Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Ish-mesfushori do të pasojë në stol Carlo Ancelottin, i cili do të largohet nga drejtimi i madrilenëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?