Zyrtare/ Lewis Hamilton rinovon me Mercedes, synohet Botërori i tetë
Nuk ka më dilema, Lewis Hamilton do të vijojë të jetë piloti i Mercedez në Formula 1. Shtatë herë kampioni i botës ka arritur akordin e rinovimit të kontratës me skuderinë gjermane.
36-vjeçari anglez ka zgjatur bashkëpunimin me një tjetër vit me Mercedes. Hamilton do të nisë sezonin e nëntë me këtë skuderi, me objektivin për të fituar titullin e tetë personal, diçka që nuk e ka arritur asnjë pilot.
BREAKING: @LewisHamilton signs new @MercedesAMGF1 contract #F1 pic.twitter.com/aTYFYO3BjJ
— Formula 1 (@F1) February 8, 2021
“Unë po pres me padurim të filloj sezonin tim të nëntë me shokët e mi të ekipit Mercedes. Ne kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme së bashku dhe shpresojmë të vijojmë me fitore duke vazhduar të rritemi, si brenda dhe jashtë pistave.
✍️ #AnnounceLewis pic.twitter.com/EFoDLGLDIl
— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) February 8, 2021
I jam mirënjohës skuderisë për mbështetjen. Ndihem krenar për rinovimin. Jam shumë i motivuar dhe mezi po pres marsin për t’u rikthyer sërish në pistë“, deklaroi kampioni i madh i Formula 1 pas publikimit të lajmit zyrtar të rinovimit. /abcnews.al