ZYRTARE/ Lisandro Martinez është lojtari më i ri i Manchester United
Lisandro Martinez është zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester United dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ten Hag.
Lajmin e ka bërë vetë klubi i Djajve të Kuq me antë të një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se palët kanë firmosur një kontratë 5-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Martinez i ka kushtuar United 55 milionë euro, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh. Kujtojmë që United ka afruar gjithashtu dhe Eriksen.
KOHA JONË SONDAZH

