ZYRTARE/ Luis Diaz është lojtari i Bayernit, ja detajet e transferimit
Tashmë është zyrtare: Luis Diaz është lojtari më i ri i Bayern Munich. Pas tre viteve e gjysmë te Liverpool, kolumbiani ka kompletuar transferimin e tij përfundimtar te kampionët e Gjermanisë.
“Luis Diaz ka përfunduar transferimin e tij përfundimtar te Bayern Munich, pas tre viteve e gjysmë te Liverpool. Kolumbiani largohet nga Reds pasi luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e katër trofeve madhorë që nga ardhja e tij nga FC Porto në fillim të vitit 2022, përfshirë dhe titullin e Premier League të fituar sezonin e kaluar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Liverpoolit.
Sipas raportimeve të Sky Sport Deutschland, operacioni kap shifrën e 75 milionë eurove.
KOHA JONË SONDAZH

