ZYRTARE/ Manaj firmos për Sivasspor deri në vitin 2029

Rey Manaj është prezantuar zyrtarisht te Sivasspor. Sulmuesi kuqezi kaloi me sukses testet mjekësore për të hedhur më pas firmën mbi kontratë. Manaj firmosi deri në vitin 2029, duke nënshkruar një kontratë të re 3,5-vjeçare.

Në këtë rikthim të dytë në Turqi, Manaj erdhi falas pasi më herët ndërpreu kontratën me Sharjah. Pas prezantimit zyrtar, sulmuesi kuqezi do të vihet menjëherë në dispozicion të ekipit, me Sivasspor që këtë edicion militon në Kategorinë e Parë në Turqi.

Manaj u prit fillimisht si një idhull nga tifozët e Sivasspor, skuadër ku për dy sezone në 63 ndeshje shënoi 34 gola. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka luajtur për shumë klube si: Piacenza, Cremonese, Sampdoria, Inter, Pescara, Pisa, Granada, Albacete, Barcelona B, Barcelona, ​​​​Spezia, Ëatford, Sivasspor dhe Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 34640 (77.5%)
Jo 10054 (22.5%)

Vota totale: 44694