ZYRTARE/ Manaj transferohet te skuadra e Watfordit, do të luajë në Championship
Rey Manaj është zyrtarisht lojtari më i ri i Watfordit, një skuadër që është pjesë e Championship. Pas eksperiencës së kaluar në Serie A te Spezia, Manaj u rikthye te Barcelona klubi që kishte në pronësi kartonin e tij.
Barcelona ende nuk është një shkëputur totalisht nga Manaj duke qenë se klubi spanjoll ruan të drejtën për të refuzuar ofertën e parë që mbërrin në klubin e Watford në rast shitje të futbollistit, ndërsa gjithashtu, katalanasit përfitojnë 50% të shumës në qoftë se anglezët shesin diku tjetër kartonin e 25-vjeçarit.
“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë nënshkrimin me lojtarin e kombëtares së Shqipërisë, sulmuesin Rey Manaj që vjen nga Barcelona”, shkruhet në njoftimin e Watford në Twitter.
Rey Manaj is a Hornet! ✌️😁#WatfordFC pic.twitter.com/WH2vg1dQeC
— Watford Football Club (@WatfordFC) July 12, 2022
KOHA JONË SONDAZH

