ZYRTARE/ Manchester United nuk duron më, shkarkon trajnerin Ruben Amorim

Është mbyllur zyrtarisht aventura e Ruben Amorim te Manchester United. Klubi anglez ka komunikuar shkarkimin e trajnerit portugez 40-vjeçar me efekt të menjëhershëm, duke i dhënë fund bashkëpunimit pas vetëm 14 muajsh në krye të skuadrës.

Vendimi i drejtuesve të “Djajve të Kuq” vjen pas një përplasjeje të thellë dhe të pakthyeshme mes Amorim dhe drejtuesve të klubit, marrëdhënie që u përkeqësuan ndjeshëm pas deklaratave të fundit polemike të trajnerit në publik. Burime pranë klubit flasin për një klimë të tensionuar prej javësh, e cila e bëri të pashmangshëm epilogun.

Në pritje të një zgjidhjeje afatgjatë, Manchester United i ka besuar pankinën Darren Fletcher, i cili do të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm. Ish-mesfushori skocez do të ketë detyrën e stabilizimit të ekipit në një moment delikat të sezonit, ndërsa klubi pritet të nisë menjëherë kërkimet për pasuesin e përhershëm të Amorim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?