ZYRTARE/ Mandzukic kapet “mat” duke kryer vizitat me ekipin e ri (VIDEO)

Mario Mandzukic nuk është më një futbollist i Juventusit, edhe pse njoftimi zyrtar ende mungon, lojtari kroat është transferuar te Al Duhail në Katar.

Ai u kap “mat” nga tifozët duke kryer vizitat mjekësore në klubin e Al Duhail. Marrëveshja mes tij dhe klubit ishte afër dhe në verë, por atëherë nuk u arrit.

Mandzukic do të bashkohet me ish-shokun e tij te Juventus, Medhi Benatia. Mbrojtësi luan në Katar dhe ka ndikuar dhe në vendimin e kroatit për të ardhmen. Juventusi pritet të përfitojë 5 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

33-vjeçari i ka habitur të gjithë me zgjedhjen e tij, pasi kishte oferta dhe nga Europa, por dhe kampionatin amerikan i futbollit. Mandzukic luajti 162 ndeshje me fanellën e “Zonjës së Vjetër” dhe ka shënuar 44 gola, duke dhuruar 18 asiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?