ZYRTARE/ Matuidi largohet nga Juventusi, klubi nuk fiton asnjë cent
Tashmë është zyrtare: Blaise Matuidi largohet nga skuadra e Juventusit. Në profilin në rrjetet sociale, klubi torinez ka shkruar “faleminderit Blaise”, duke shprehur mirënjohjen ndaj mesfushorit francez për atë që ka dhënë te skuadra italiane.
Të dyja palët e kanë mbyllur kontratën në mënyrë konsensuale, duke bërë që klubi italian të mos përfitojë asgjë nga largimi i tij në Amerikë. Francezi iu bashkua Juventusit në vitin 2017, pas një përvoje te PSG. Matuidi, gjatë tri sezoneve në Torino, provoi të ishte një element thelbësor si për Massimiliano Allegrin ashtu edhe për Maurizio Sarrin.
Ai fitoi në total gjithsej 5 trofe, 3 kampionate, 1 Kupë Italie dhe një Superkupë të Italisë. /Koha Jone/