ZYRTARE/ Mesfushori rikthehet te Barcelona pas 12 vitesh
Oriol Romeu është lojtari më i ri i Barcelonës. 32-vjeçari në këtë mënyrë do të rikthehet te klubni katalanas për shifrën e 4.5 milionë eurove. Romeu ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Barcelonën ndërsa bie në sy klauzola prej 400 milionë euro.
Romeu nuk është një emër i panjohur për katalanasit pasi mesfushori provoi të luante me Barçën në fillimet e karrierës. Fillimisht Romeu u bë pjesë e skuadrës B dhe më pas kaloi në ekipin e parë gjatë sezonit 2010/2011, por nuk ia doli të shndërrohej në një element të rëndësishëm për trajnerin e asaj kohe Pep Guardiola, duke e mbyllur sezonin me vetëm dy paraqitje.
Më pas Romeu u largua nga Barcelona dhe provoi disa eksperienca, më e rëndësishmja ajo në Premier League me Southampton,ku u aktivizua për shtatë vite.