Zyrtare, Milan blen Paletta, Interi Davide Santon
Mëngjesin e sotëm në Milano, është shfaqur mbrojtësi Gabriel Paletta, 28 vjeç, për të kryer vizitat mjekësore me kuqezinjtë e Alegrit dhe për t’iu bashkuar kësaj skuadre. Paletta është blerja e gjashtë e Milna në merkaton e dimrit. Marrëveshja u arrit mbrëmjen e së djelës, pas ndeshjes Milan-Parma, ku Galliani mbylli me sukses marrëveshjen. Pritet që edhe Armero Armeri i Genmos,në momentet e fundit të bashkohet me Milan. Essien mbetet gjithashtu alternativë.
Sakaq, Juve pritet të zyrtarizojë sot Alesandro Matri, nga Genoa si blerja e fundit, ndërsa Interi konfirmoi zyrtarisht se ka blerë Davide Santon, për 4 mln euro nga Njukasëll.
Java e 21-të e Seria A, fiton Milan e Napuli, ndalen Inter, Roma e Juve
Java e 21-të e Serisë A ka dhuruar mjaft të papritura. Dy kryesueset nuk kanë arritur të fitojnë. Roma ngeci në “Olimpico”, ndaj Empolit, ndërsa Juventus u bllokua në një barazim pa gola në “Friulli”, ndaj Udinezes të drejtuar nga Stramacioni. Milani rikthehet tek fitorja, 3-1 ndaj Parmës. Napoli i vendit të tretë fitoi ndaj Chievos në Verona. Djemtë e Benitez tashmë e shohin veten katër pikë larg Romës, duke kërcënuar verdhekuqtë për vendin e dytë. Lacio humbi në Çezena, 2-1, ndërsa Sampdoria u shkatërrua 5-1 në fushë të Torinos. Atalanta fitoi 2-1 ndaj Kaljarit dhe me të njëjtin rezultat fitoi edhe Palermo me Veronën. Në barazim1-1 u mbyll ndeshja e parë e javës, mes Genoa e Fiorentina. Rezultat surprizë dhe që çeli zyrtarisht krizën në shtëpinë zikaltër ishte humbja e Interit përballë Sassuolos në “Mapei Stadium”, 3-1, ku vendasit mbizotëruan përgjatë gjithë lojës, duke vënë në hije Shaqirin dhe Podolskin. Shaqiri goditi një herë shtyllën, por pa mundur të shpëtojë Inter nga humbje. Zaza dhe Sanssone shënuan dy supergola pjesën e parë. Golin e fundit të takimit e shënoi Berardi nga pika e bardhë e 11-të metërshit në minutën e 93’, duke i dhënë humbjes së Interit formën përfundimtare. Juventus kryesues zbriti në “Friulli” për të marrë një trepikësh i cili do ta ngjiste 9 pikë larg Romës, që kishte barazuar 1-1 në “Olimpico” me Empolin, ku verdhekuqtë zyrtarizuan barazimin e katërt radhazi dhe 6-in në tetë ndeshjet e fundit. Djemtë e Massimiliano Allegrit iu rikthyen skemës 3-5-2, me Caceres në krahun e djathttë të mbrojtjes, ndërsa Lichteiner anësor i djathtë në mesfushë, ndërsa Pogba-Pirlo dhe Perreria në mesin e fushë dhe Lloriente-Tevez në sulm. – “Nxituam për të gjetur golin dhe kjo na nervozoi dhe solli dhe mungesën e qetësisë para portës”, do të thoshte Allegri në fund të takimit të mbyllur 0-0, ku Juventus veç qarkullimit të topit nuk dhuroi asnjë rast për t’u shënuar. Në mbrëmje u luajt ndeshja Milan-Parma, ku Inzaghi hodhi në fushë nga minuta e parë Matia Destron, i cili edhe pse nuk shënoj debutoj me një fitore tek kuqezinjtë. Skuadra e Inzagit pas një seri rezultatesh negative arriti një fitore të merituar, duke zhytur Parmën edhe më tej në vendin e fundit. Hero i takimit ishte Menze, që me një dopjetë të tij nënshtroi emilianët në “San Siro”, ndërsa Zaçardo mbylli llogaritë. Pjesa e parë përfundoi 1-1, golit të shënuar nga Menez iu përgjigj Noçerino. Në pjesën e dytë ishin vetëm vendasit ata që kontrolluan gjithçka.
Javës tjetër në Seria A, është supersfida mes Juventusit dhe Milanit. Nga kjo përplasje kërkon të përfitojë Roma dhe Napuli, që gara për titull të rihapet sërish. Milani me blerjet e fundit dhe pas fitores ndaj Parmës ka zgjuar shpresat, ndryshe nga Inter, për të zënë një vend në Kupat e Europës.
KOHA JONË SONDAZH

