ZYRTARE/ Milani transferon portierin e Kampionëve të Francës për 13 mln euro

Mike Maignan është zyrtarisht futbollisti më i ri i Milanit. Trasferimi nga skuadra e Lille është bërë për shifrën e 13 milionë euro,, ndërkohë që kampionat e Francës mund të fitojnë edhe dy milion të tjera prej bonuseve në të ardhmen.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin me lojtarin francez, Mike Maignan, nga LOSC Lille, i cili do të bashkohet me klubin duke filluar nga 1 korriku 2021. Portieri ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe do të veshë fanellën me numrin 16.

I lindur në Cayenne (Guayana Franceze) më 3 korrik 1995, Mike Maignan ishte pjese e moshave të Paris Saint-Germain. Në verën e vitit 2015 ai u transferua në LOSC Lille, ku bëri 180 paraqitje gjatë gjashtë sezoneve, duke fituar titullin Francez Ligue 1 në sezonin që sapo përfundoi.

Pasi ka luajtur në të gjitha kategoritë e moshave të Kombëtares Franceze, nga U16 deri te U21, ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e madhe të Francës në Tetor 2020. Tani ai është pjesë e listës me 26 lojtarë për Euro 2020″, shkruhet në njoftimin e skuadrës së Milanit.

SHKARKO APP