ZYRTARE/ Mourinho merr drejtimin e nënkampionëve të Europës

Jose Mourinho më në fund e ka gjetur një punë si trajner, duke pranuar ofertën e skuadrës së Tottenham. Drejtuesit e klubit londinez vendosën të shkarkojnë Maurizio Pocchettinon mbrëmjen e djeshme ndërsa pak më vonë, nëpërmjet një komunikate zyrtare komunikuan se në vendin e tij në stol do të ulet portugezi.

 

Tottenham bëhet kështu skuadra e tretë e Premier Leagues, që drejtohet nga Jose Mourinho, i cili do të bëjë debutimin në stolin e “Spurs” të shtunën në orën 13:30, në përballjen në transfertë përballë West Hamit.

Tottenham dhe Mourinho kanë nënshkruar një kontratë që do t’i mbajë të lidhura palët deri në qershorin e 2023-shit, duke konfirmuar besimin reciprok për fillimin e një projekti afatgjatë.

 

 

 

SHKARKO APP