ZYRTARE/ Nevil Dede merr drejtimin e skuadrës së Dinamos

Skuadra e Dinamos në sezonin e ri pas rikthimit në Kategorinë e parë do të drejtohet nga Nevil Dede. Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që ka konfirmuar lajmin me një njoftim në rrjetet sociale.

Tekniku 47-vjeçar do të drejtojë projektin Dinamovit drejt rikthimit në elitën e futbollit. Gjate ditës së sotme Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi dhe trajneri Dede, kanë nënshkruar kontratën që e bën teknikun pjesë të klubit blu për sezonin e ri.

Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi vjen tek Dinamo pas një sezoni të suksesshëm, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në Kategorinë Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?