Zyrtare nga UEFA, ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd

Tashmë është zyrtare që ndeshja e shumëpritur mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare nuk do të luhet në Beograd. UEFA ka konfirmuar se derbi ballkanik do të luhet Leskovac me 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, një stadium i cili është pranë kufirit me Kosovën.

Një vendim i tillë është marrë pasi ndeshja paraqitet e nivelit të lartë të rrezikut, sepse ndeshjet e të shkuarës i kanë kaluar kufijtë e futbollit.

Më 14 tetor 2014, në sfidën Serbi-Shqipëri, një sërë incidentesh ndodhen në fushën e Beogradit ku u goditën lojtarët shqiptarë me gjithëfarë mjetesh nga tifozeria serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ndeshje është pothuaj përcaktuese se cila skuadër ka shansin drejt boterorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?