ZYRTARE/ Një trajner italian merr drejtimin e Dinamos
Rodolfo Vanoli është trajneri i ri i Dinamos, duke zënë vendin e Bledar Devollit. Ai është trajneri i tretë në këtë sezon, teksa në fillim të kampionatit në krye të ekipit ishte Bledi Shkëmbi.
Klubi i Dinamos ka njoftuar përmes zyrës për shtyp se nesër do të bëhet prezantimi i Vanoli, në orën 10:00. Italiani për herë të fundit ka drejtuar Koper në Slloveni.
Në këtë vend ai ka arritur edhe sukseset më të mëdha si trajner. Në vitin 2012 ai mori drejtimin e Koper, për dy sezone, ndërkohë që u kthye më pas në 2015-ën dhe fitoi Kupën dhe Superkupën e Sllovenisë. Vanoli në vitin 2016 mori drejtimin e Olimpija Ljubjana dhe fitoi titullin kampion.
KOHA JONË SONDAZH

