ZYRTARE/ Partizani prezanton blerjen më të re, Adnan Mehmeti
Partizani zyrtarizon blerjen më të re. Mesfushori Adnard Mehmeti ka firmosur me “demat” një kontratë 4-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
22-vjeçari spikati sezonin e fundit me skuadrën e Erzenit, ku ishte një nga lojtarët më të mirë të shijakasve.
“Partizani njofton afrimin e Adnard Mehmetit. Mesfushori kosovar është përforcimi më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
22 vjeçari bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Erzeni, skuadër me të cilën regjistroi edhe 34 ndeshje”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
KOHA JONË SONDAZH

