ZYRTARE/ Protestat tronditin Spanjën, shtyhet “El Clasico”

Sfida ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit që do të zhvillohej më 26 tetor është anuluar. Federata ka vendosur që sfida të mos luhet në këtë datë, pasi kanë frikë për sigurinë e Real Madridit duke parë protestat e shumta që po ndodhin në Barcelonë.

 

“Data 26 tetor është anuluar dhe sfida nuk do të luhet. Barcelona dhe Real Madridi duhet të bien dakord për një datë tjetër deri më 21 tetor, nëse klubet nuk gjejnë gjuhën e përbashkët do të jetë liga që do të vendosë datën”, – shkruan El Chiringuito.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata duket kaotike në Spanjë, ndërsa tashmë i gjithë kampionati është në një udhëkryq të madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?