ZYRTARE/ Reali merr vendimin, nuk do ta besoni sa i ka ulur pagat

Real Madrid ka bërë të ditur përmes një deklarate se ka arritur një marrëveshje vullnetare me ekipet e futbollit dhe basketbollit për të bërë një reduktim prej 10% në totalin vjetor, nëse kampionati rifillon dhe 20% nëse nuk do të luhet më.

Reali paguan në total rreth 283 milionë euro në vit për pagat e futbollistëve, duke mos llogaritur bonot. Duke bërë llogari të thjeshta me reduktimin 10 për qind, klubi madrilen do të kursejë 28 milion euro, ndërkohë që me 20 për qind, 56 milionë euro.

Një shifër shumë e ulët, teksa Barcelona reduktoi pagat me 30 për qind, ndërkohë që klube të tjera si Sevilla kanë arritur në 50 për qind. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP