ZYRTARE/ Reali rikthen mbrojtësin nga Benfica, paguan plotë 50 milionë euro

Përfundon me sukses marrëveshja mes Real Madrid dhe Benfikës për transferimin e mbrojtësit të majtë Álvaro Carreras. Futbollisti spanjoll i lindur në vitin 2003 do t’i bashkohet “Los Blancos” me një kontratë afatgjatë, që do ta mbajë në Madrid deri më 30 qershor 2031.

Njoftimi zyrtar i Real Madrid:

“Real Madrid C.F. dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Álvaro Carreras, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Carreras është rritur në akademinë e Real Madrid, ku luajti midis viteve 2017 dhe 2020 në nivelet U23 dhe ekipet zinxhir. Ai kaloi më pas te Manchester United, ku u shpall lojtari më i mirë i ekipit U23 për sezonin 2021–22.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në janar, ai u transferua te Benfica, me të cilën fitoi Kupën e Ligës Portugeze këtë vit. Ky transferim përforcon më tej repartin e majtë të mbrojtjes së Real Madrid, duke shtuar një tjetër talent të rritur në shtëpinë “merengue”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?