ZYRTARE/ Sadiku largohet nga Bolivar, pritet rikthimi në Spanjë

Armando Sadiku i ka dhënë fund aventurës te skuadra e Bolivar, ku u transferua gjatë janarit.  Pas shtatë muajve, ku shënoi vetëm dy gola në 15 ndeshje dhe ku nuk arriti të përshtatej si duhej, sulmuesi shqiptar largohet nga elita e Futbollit në Bolivi.

Klubi njoftoi prishjen me konsensus të kontratës, duke vlerësuar faktin se Sadiku hoqi dorë nga disa rroga për të dalë si lojtar i lirë.

Gjatë marsit të kaluar, 30-vjeçari hyri në histori, duke u bërë shqiptari i parë që luajti në Copa Libertatores, turneu më i rëndësishëm i futbollit në Amerikën e Jugut.

Sadiku pritet të rikthehet sërish në Spanjë, atje ku Las Palmas duket se ka bërë ofertë për ta pasur në kategorinë e dytë.

SHKARKO APP