ZYRTARE/ Shorti i Play Off të Botërorit, Shqipëria njeh rivalët e mundshëm
Faza kualifikuese e Europës për Kupën e Botës 2026 ka përfunduar dhe tashmë janë zyrtarizuar edhe 16 skuadrat që do të luftojnë në fazën play-off për katër vendet e fundit të kontinentit. Mes tyre janë edhe Shqipëria dhe Kosova, të cilat do të marrin pjesë në short më 20 nëntor në Nion të Zvicrës.
Shqipëria dhe Kosova në të njëjtën vazo, shmanget përballja direkte
Të dyja kombëtaret shqiptare janë vendosur në vazon e tretë, së bashku me Irlandën dhe Bosnjë & Hercegovinën. Ky pozicionim bën që Shqipëria dhe Kosova të mos përballen me njëra-tjetrën në raundin gjysmëfinal të play-off-it.
Vazot e shortit
VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
VAZO 3: Shqipëri, Kosovë, Irlandë, Bosnjë Hercegovinë
VAZO 4 (nga Nations League): Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut
Si do funksionojë play-off-i
– Shqipëria dhe Kosova do ta luajnë ndeshjen e parë në transfertë, ndaj një prej ekipeve të vazos së dytë.
– Fituesit e gjysmëfinaleve do të kalojnë në finale, ku fusha e lojës do të përcaktohet sërish me short.
– Të gjitha ndeshjet do të jenë me një takim të vetëm.
– Faza play-off luhet në mars 2026 (26 gjysmëfinalet dhe 31 finalet).
Shorti ditën e nesërme pritet të jetë vendimtar për rrugëtimin e mëtejshëm të dy përfaqësueseve shqiptare që synojnë të shkojnë për herë të parë në Kupën e Botës.
KOHA JONË SONDAZH

