ZYRTARE/ Shtyhet derbi mes Arsenalit dhe Tottenhamit, ky është shkaku
Ndeshja e planifikuar për t’u luajtur nesër mes Arsenalit dhe Tottenhamit në Premier League është shtyrë pas një kërkese zyrtare nga “Topçinjtë”.
Një mori mungesash për skuadrën e Mike Artetës për shkak të dëmtimeve, Covid-19, Kupës së Kombeve të Afrikës dhe një kartoni të kuq për mesfushorin Granit Xhaka gjatë ndeshjes të së enjtes në “Carabao Cup” me Liverpool, bënë që “Topçinjtë” të kërkojnë që ndeshja të shtyhet.
Premier League ka konfirmuar se e kanë anuluar ndeshjen e së dielës, teksa polemikat nuk është se kanë munguar në Angli.
KOHA JONË SONDAZH

