Zyrtare/ Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanit, jep dorëheqjen

Skënder Gega nuk do të jetë më në krye të stolit të Partizanit. Klubi kryeqytetas ka njoftuar zyrtarisht se trajneri tropojan ka paraqitur dorëheqjen, e cila është pranuar nga presidenti i klubit.

Në deklaratën për mediat, Partizani falënderon Gegën për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke i uruar sukses në të ardhmen.

Ky ishte rikthimi i dytë i Gegës në stolin e të kuqve, ku ai drejtoi ekipin në 11 ndeshje, duke arritur një mesatare prej 1.55 pikësh për ndeshje. Dorëheqja vjen pak ditë pas eliminimit të hidhur të Partizanit nga estonezët e Nõmme Kalju në turin e parë të UEFA Conference League, një dështim që ka sjellë lëkundje në ambientin e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk ka një emër zyrtar për pasuesin e tij, ndërsa drejtuesit pritet të nisin menjëherë nga puna për të gjetur trajnerin e ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?