ZYRTARE/ Skuka firmos për dy sezone me skuadrën e Partizanit

Xhuliano Skuka është lojtari më i ri i Partizanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Sulmuesi 23-vjeçar u bashkua me të kuqtë nga skuadra tjetër e kryeqytetit, Dinamo. Skuka nënshkroi një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Partizanin deri në vitin 2024.

Ai është blerja e dytë e Partizanit pas Sherif Kallakut. Ndërkohë, sezonin e kaluar Skuka ishte edhe golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?