ZYRTARE/ Ten Hag do të jetë trajneri i United për sezonin e ardhshëm

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht se Erik ten Hag do të marrë postin e trajnerit sapo të përfundojë sezoni. Holandezi do të shkëpusë marrëdhëniet me Ajaxin pasi të mbyllet kampionati. Bashkë me 52-vjeçarin do të udhëtojë për në “Old Trafford” edhe ndihmësi i tij, Mitchell van der Gaag.

“Është nder i madh të emërohem trajner i Manchester United dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar nga sfida që më pret. Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve dhe jam absolutisht i vendosur të ndërtoj një ekip të aftë për të kërkuar sukseset që meritojnë.

Do të jetë e vështirë të largohem nga Ajaxi pas këtyre viteve të pabesueshme, dhe unë mund t’i siguroj tifozët tanë për angazhimin tim të plotë dhe fokusimin për ta mbyllu me sukses sezonin përpara se të shkoj te Manchester United”, deklaroi ten Hag.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?