ZYRTARE/ Thomas Strakosha transferohet te skuadra e Brentford

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i Brentford. Portieri i kombëtares ka arritur edhe në mënyrë zyrtare akordin me klubin e ri dhe për herë të parë në karrierë do të nisë një aventurë në elitën e futbollit anglez, Premier League.

Sezonet e fundit nuk kanë qenë më pozitivët për Strakoshën te Lazio, por tashmë gardiani pretendon të rigjejë formën e tij më të mirë.

Thomas Strakosha do të ketë konkurrencën e portierit spanjoll David Raya, i cili në sezonin e fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm. Gjithsesi kjo nuk e tremb portierin shqiptar, i cili është gati që të luajë shanset e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?