ZYRTARE/ Tirana bën goditjen e madhe në merkato, rikthehet Redon Xhixha

Tashmë është zyrtare, Redon Xhixha rikthehet pas tre vitesh te Tirana. Bardheblutë që po vuajnë këtë sezon në Superligë dhe mbajnë vendin e fundit, kanë prezantuar një nga goditjet më të bujshme të janarit. 27-vjeçari rigjen fanellën bardheblu tre vite pas largimit te Qarabag dhe përvojës te CR Belouizdad në Algjeri.

Në 55 ndeshje me Tiranën në Superligë, Xhixha ka shënuar 32 gola dhe asistuar në shtatë raste, teksa ka qenë një nga futbollistët më të dashur për tifozët. Këtë sezon me klubin algjerian ai ka luajtur në vetëm pesë takime, ndërsa kalimi te CR Belouizdad duket se rezultoi një hap fals për të.

Xhixha ka luajtur edhe dy ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë, teksa interesi për të ka qenë i madh edhe nga disa klube të tjera shqiptare, por në fund sulmuesi i lindur në Laç zgjodhi të rikthehej te Tirana, për të rikthyer golat dhe fitoret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është afrimi i pestë për Tiranën në këtë merkato janari. Më parë bardheblutë kanë prezantuar edhe Emmanuel Ernest, Patrik Myslovic, Johan Enrique Cortes Alfaro dhe Freddy Antonio Alvarez Rodriguez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?