Zyrtare/ Tirana largon sulmuesin që shënoi golin e fundit në kampionat
Mario Beshiraj nuk do të jetë pjesë e Tiranës për sezonin e ardhshëm me klubin kryeqytetas që nëpërmjet në reagimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale bëjnë të ditur se kanë ndarë rrugët me sulmuesin.
Beshiraj ishte pjesë e kryeqytetasve prej janarit të vitit 2021 ndërsa padyshim një nga arritjet më të mëdha për 22-vjeçarin ishte edhe titulli kampion me Tiranën.
Në sezonin që sapo përfundoi, Beshiraj u aktivizua në shtatë ndeshje të Superiores duke gjetur një herë rrugën e rrjetës, gol të cilin e shënoi në ndeshjen e fundit të kampionatit atë ndaj Kukësit në Selman Stermasi.
KOHA JONË SONDAZH

