ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet në merkato, transferon Shaqir Tafa-n

Shaqir Tafa mbrojtësi i kombëtares Shpresa të Shqipërisë, tashmë është zyrtarisht pjesë e Tiranës për sezonin e ri futbollistik. Afrimi i 21-vjeçarit është konfirmuar nga klubi bardheblu që bën me dije se Tafa ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën që do ta lidhë me Tiranën.

“Shaqir Tafa është zyrtarisht bardheblu! Qëndër mbrojtësi ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Talenti i moshave U21 të kombëtares shqiptare vjen si një përforcim me vlera per skuadrën. Pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme, Tafa është gati t’i bashkohet ekipit. Ne i urojmë suksese me fanellën bardheblu”, njofton klubi i Tiranës përmes rrjeteve sociale.

Pas Albion Avdijajt dhe Ardit Tolit një tjetër futbollist i Shpresave firmos për skuadrën kryeqytetase. Në sezonin e fundit Tafa ishte pjesë e Sicula Loenzio në Serie C, ndërsa numëron edhe 14 ndeshje me përfaqësuesen Shpresa, 13 prej të cilave si titullar.

SHKARKO APP