ZYRTARE/ Tramezzani rikthehet në krye të Sion!
Paolo Tramezzani rikthehet zyrtarisht në krye të Sion. Pas aventurës së dështuar me Livornon në Itali, ish-ndihmësi i Gianni De Biasit në kombëtaren shqiptare është emëruar sërish në krye të klubit zviceran me objektivin për të shpëtuar Sionin nga rënia në Challenge League.
Dy eksperiencat e fundit të Tramezzanit kanë qenë në Qipro ku fitoi titullin kampion me Apoel Nicosian sezonin e kaluar dhe me Livornon në Serie B, skuadër të cilën e drejtoi në vetëm 7 takime. Për italianin kjo është aventura e dytë në stolin e Sion.
Eksperienca e parë e Tramezzanit te Sion nuk ishte ajo e pritura me trajnerin i cili pasi kishte arritur rezultate të jashtëzakonshme në stolin e Luganos, u shkarkua pas vetëm disa muajsh.