ZYRTARE/ Viktor Gyokeres do të jetë lojtari më i ri i Arsenalit

Një nga telenovelat më të mëdha të merkatos ndërkombëtare këtë verë ka marrë fund: Viktor Gyokeres është shumë pranë transferimit te Arsenali. Sulmuesi suedez, pas dy sezoneve të jashtëzakonshme me Sporting Lisbonën, largohet drejt Premier League në një operacion që kap vlerën e mbi 70 milionë eurove.

Sporting do të përfitojë 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, ndërkohë që vendimtare në realizimin e marrëveshjes ka qenë vullneti i vetë lojtarit dhe gatishmëria e agjentëve të tij për të ulur kërkesat mbi komisionet, me qëllim që transferimi të finalizohej.

Me 97 gola në 102 ndeshje me fanellën e klubit portugez, Gyokeres tani kalon në Premier League, ndërsa dëshira e tij për t’u bashkuar me Arsenalin ka qenë thelbësore. Edhe pse ditët e fundit pati një tentativë nga Manchester United dhe ish-trajneri i tij Ruben Amorim, sulmuesi suedez nuk kishte dyshime, donte vetëm Arsenalin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gyokeres ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e trajnerit Mikel Arteta, që kërkon një sulmues të aftë të finalizojë lojën e ndërtuar nga ekipi i tij ofensiv. Në orët në vijim pritet që ai të kryejë vizitat mjekësore në Angli, duke u bërë kështu një nga blerjet më të mëdha të kësaj merkatoje nga një klub anglez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?