ZYRTARE/ Vllaznia firmos me sulmuesin brazilian, Emerson (VIDEO)

Vllaznia ka zyrtarizuar një tjetër afrim të rëndësishëm në merkato. Drejtuesit e klubit shkodran kanë firmosur një kontratë me futbollistin brazilian Emerson Brito Dos Santos. 28 vjeçari luan në pozicionin e sulmuesit të mirëfilltë dhe pritet të jetë një pikë e rëndësishme për kuqeblutë në sezonin e ri.

 

Lajmin për firmosjen e kontratës me këtë lojtar e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit shkodran. Emerson ka luajtur me disa skuadra në vendin e tij, mes të cilave edhe me të mirënjohurën Palmeiras ndërsa në sezonin e fundit ka luajtur në Oman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vllaznia me këtë goditje ka përforcuar repartin e sulmit, por Emerson pritet që të mos jetë goditja e fundit e merkato së kuqebluve që do të rikthehen të luajnë në elitën e futbollit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?