ZYRTARE/ Xavi Hernandez është trajneri i ri i Barcelonës
Tashmë është zyrtare: Xavi Hernandez është trajneri më i ri i skuadrës së Barcelonës. Skuadra Al-Sadd, ekipi aktual i Xavit ka njoftuar lajmin në rrjetet sociale.
“Administrata e Al-Sadd ka arritur një marrëveshje me FC Barcelona, pas pagesës së klauzolës së lirimit, të parashikuar në kontratën e Xavi. Ne kemi rënë dakord të bashkëpunojmë me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd dhe i urojmë suksese.
Ai na informoi disa ditë më parë se dëshironte të shkonte te Barcelona në këtë moment të veçantë, për shkak të fazës kritike që po kalon klubi i vendlindjes dhe ne e kuptojmë këtë, ndaj vendosëm të mos ndërhyjmë në rrugën e tij. Xavi dhe familja e tij do të vazhdojnë të jenë të mirëpritur në Doha, marrëdhënia jonë do të vazhdojë”.
Xavi do të marrë një pagë më të ulët se tek Al-Sadd, pasi Barcelona ka paguar klauzolën e lirimit prej 5 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

