Lionnel Messi fiton “Topin e Artë” për vitin 2021
Lionnel Messi është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2021. Sulmuesi argjentinas koleksionon trofeun e 7-të personal, duke qenë një rekordmen i vërtetë. Ai ndiqet nga Ronaldo me 5 “Topa të Artë”, dhe më pas nga Platini, Cruyff dhe van Basten me 3 trofe.
Çmimi i futbollistit më të mirë jepet nga revista franceze “France Football”, ndërkohë që polemikat për këtë edicion nuk janë të pakta, teksa vlerësohet mbi të gjithë Lewandowski. Messi në këtë sezon fitoi vetëm Kupën e Amerikës me Argjentinën, por mesa duket ka qenë e mjaftueshme për të marrë këtë çmim.
Sulmuesi polak ndërkohë mori çmimin e sulmuesit më të mirë në botë për vitin 2021. Pedri ndërkohë mori çmimin “Kopa” si lojtari i ri më i mirë i vitit.
Alexa Putellas fitoi “Topin e Artë” për femra si futbollistja më e mirë e vitit. Kapitenia e Barcelonës u vlerësua pas një sezoni fantastik me ekipin katalans.
REZULTATET
1. Lionel Messi, 613 pikë
2. Robert Lewandowski, 580 pikë
3. Jorginho, 460 pikë
4. Karim Benzema, 239 pikë
5. N’Golo Kanté, 186 pikë
6. Cristiano Ronaldo, 178 pikë
7. Mohamed Salah, 121 pikë
8. Kevin De Bruyne, 73 pikë
9. Kylian Mbappé, 58 pikë
10. Gianluigi Donnarumma, 36 pikë