Zyrtarizohet miqësorja, Xhaka dhe Shaqiri do të sfidojnë Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës do të matë forcat me Zvicrën në fundin e muajit mars në një ndeshje miqësore. Federata Kosovare e Futbollit ka njoftuar se është arritur marrëveshja që të zhvillojë një ndeshje miqësore në datën 29 mars në Zurich.

Kjo do të jetë hera e parë që Kosova dhe Zvicra do të ndeshen bashkë, ndërsa pritet me interes kjo përballje, për shkak se në radhët e skuadrës helevte ka dhe disa lojtarë me origjinë shqiptare, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri apo Kastriot Imeri.

Federata e Kosovës po punon për të zhvilluar dhe një miqësore tjetër, me një kundërshtar që mbetet për t’u përcaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?