“Sterilizimi”, ish-zëvendësministri Rrjepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për nesër në orën 09:00 shqyrtimin e ankimit të bërë nga 6 nga 8 të dyshuarit e SPAK për aferën e sterilizimit kundër masave të sigurisë të dhëna nga Shkalla e Parë.

Shkak për shtyrjen u bë moslegjitimimi i një prej avokatëve.

Në Apel është kundërshtuar masa “arrest në burg” nga ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, si edhe masat më të buta të caktuara me herët për Marsela Serjanin, Saimir Kadiun, Arben Gjatën dhe Genc Byrazerin. Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini, që hetohen në masën “detyrim për paraqitje” nuk kanë bërë ankim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas SPAK, Rjepaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?