Studentët e Mjekësisë vazhdojnë protestat, Berisha: Pedagogë dhe gjimnazistë tu bashkohen

Studentët e Mjekësisë vazhdojnë protestat e tyre, kundër ligjit të miratuar nga qeveria që i detyron të qëndrojnë për 5 vite në Shqipëri pasi përfundimit të shkollës.

Ata prej ditësh kërkojnë që të dëgjohen dhe të anulohet ky ligj, sipas tyre diskriminues. Edhe gjatë ditës së hënë ata do të vazhdojnë protestat e tyre, e për këtë arsye ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë thirrje që tu bashkohen studentët e tjerë, pedagogë dhe gjimnazistë.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Studentët e mjekësisë vazhdojnë protestën!

Ata do të mblidhen ditën e hënë më datë 9 Tetor, në orën 9:00, tek ‘Godina e Kuqe’, për të bojkotuar dhe protestuar sërish.

U bëj thirrje studentëve, pedagogëve të universiteteve dhe gjimnazistëve, të solidarizohen me kauzën e tyre të drejtë!

SHKARKO APP