Home Bota Studimi në Iz...

Studimi në Izrael, me tre doza ulet infektimet dhe rastet e rënda

139
0

Rastet e infektimit nga Covid-19 dhe sëmundjeve të rënda ulen “ndjeshëm” me dozën e tretë të Pfizer. Ky është përfundimi në botimin e fundit në Neë England Journal of Medicine, bazuar në të dhënat e Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

Shkalla e infeksionit, 12 ditë pas përfundimit të vaksinimit me tre doza, është 11.3 herë më e ulët se për dy doza, ndërsa shkalla e sëmundjeve të rënda është 19.5 herë më e ulët.

Studimi u krye nga 30 korriku deri më 31 gusht në 1.13 milionë persona mbi 60 vjeç, të cilët kishin përfunduar imunizimin 5 muaj më parë, të ndarë në dy grupe: ata që morën dozën e tretë dhe ata që morën dy doza.

Doza e tretë Pfizer “do të sillte efikasitetin e vaksinës midis atyre që morën përforcuesin në rreth 95%, një vlerë e ngjashme me efikasitetin e vaksinës origjinale të raportuar kundër variantit Alpha”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit