Suedia do të ketë një kryeministre femër për herë të parë në histori

Nga ministre e Financave në Suedi, Magdalena Andersson është zgjedhur kryetarja e re e Partisë Socialdemokrate, dhe kështu ajo të bëhet kryeministrja e parë femër.

Ekonomistja dhe 54-vjeçare, e cila ishte e vetmja kandidate, u zgjodh unanimisht në kongresin e partisë në Goteborg. Ajo pritet të bëhet kryeministrja e parë femër në historinë suedeze, me kusht që të marrë një votë në Parlament, data e të cilit ende nuk është caktuar.

“Kam rënë dakord të bëhem kryetar partie, sepse e di që mund të bëj më të mirën për Suedinw. Dhe sepse e di se jemi ne socialdemokratët që kemi zgjidhjet për problemet me të cilat përballet Suedia”, tha Andersson.

SHKARKO APP