Home Bota Sulmi ajror n...

Sulmi ajror në kampin e refugjatëve në Jabalia u merr jetën 10 personave

28
0

Në veri të Rripit të Gazës janë vrarë dhjetëra njerëz në një sulm ajror në kampin e refugjatëve Jabalia.

Disa pamje tregojnë banorët duke përdorur duart e tyre të zhveshura për të shpëtuar të mbijetuarit nën rrënoja, ndërsa të tjerët zbulojnë trupa të pajetë, duke përfshirë një foshnjë të pajetë, trupi i të cilit duket se është copëtuar.

Disa të lënduar në gjendje kritike po transportohen me barela apo edhe dyshekë.

“Ku është babai im?” bërtiste një fëmijë i mbuluar me pluhur.

Jabalia i cili është kampi më i madh i refugjatëve në Gaza, u shënjestrua dy herë në dy ditë nga sulmet ajrore izraelite.

Kampi me popullsi të dendur në veri të enklavës së rrethuar mbulon një sipërfaqe prej 1,4 km katrorë.

Sipas OKB-së, ka rreth 116 mijë refugjatë të regjistruar në kamp, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit