Super-jahti me “energji nukleare”, do përdoret në luftimin e…

“Earth 300” është një super-jaht me “energji nukleare” me ambicie të guximshme. Edhe pse nuk është ndërtuar, ky jaht pa karbon është projektuar si një laborator për shkencëtarët për të eksploruar oqeanet dhe për të trajtuar problemet më të mëdha mjedisore të sotme.

Me hapësirë për 22 laboratorë, 160 shkencëtarë dhe 22 studentë, jahti do të furnizohet nga një “Reaktor i Kripës së Shkrirë”– një lloj i ri i ‘energjisë nukleare’ që është 100 për qind pa emetime.

Projektuar nga eksperti i super-jahteve, Ivan Salas Jefferson, “Earth 300” do të ketë gjithashtu vend për 40 mysafirë VIP të cilët do të paguajnë 3 milionë dollarë për kënaqësinë e qëndrimit në anije. Shkencëtarët dhe studentët ose do të udhëtojnë falas ose me një tarifë të reduktuar.

SHKARKO APP